Loading…

Përleshje në një lokal në Prizren, menaxheri ndërhyn për pajtim por e godasin edhe atë

  • 09/05/2021 | 09:05

Përleshje në një lokal në Prizren, menaxheri ndërhyn për pajtim por e godasin edhe atë

Pasditen e së shtunës është menaxheri i një lokali në Prizren është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, pasi dy persona ishin përleshur mes veti, teksa menaxheri kishte ndërhyrë për t’i ndërmjetësuar e që njëri nga të dyshuarit e kishte goditur në hundë.


Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ka bërë të ditur se të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, e që rasti është nën hetime.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 08.02.2021-17:00. Viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal Prizren pasi që i njëjti deri sa ka qenë duke punuar si menaxher në një lokal, dy te dyshuar meshkuj deri me tani të panjohur ishin përleshur në mes veti , ndërsa viktima kishte ndërhyrë për t’i ndërmjetësuar me ç’ rast njëri prej te dyshuarve e kishte goditur në hundë. Te dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë