Policia e Kosovës njofton se dje në ora 12:00, në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ka pasur një përleshje në mes të disa personave dhe gjithashtu janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se ka të bëjë me një përleshje në mes të disa personave, ku nga sulmet fizike dhe përdorimi i armës së ftohtë (thikë), transmeton gazetametro.net.
Ndërsa, lëndime trupore kanë pësuar katër persona:
Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore, ndaj të cilëve janë hapur rastet Lëndim i rëndë trupor, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që policia është në kërkim të dy personave të tjerë të dyshuar, të cilët janë identifikuar nga ana e policisë. /gazetametro.net.