Loading…

Përmbyset kamioni në rrugën Elbasan-Peqin, vështirësohet qarkullimi

  • 08/07/2026 | 23:17

Përmbyset kamioni në rrugën Elbasan-Peqin, vështirësohet qarkullimi

Një kamion që transportonte materiale ndërtimore është përfshirë në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, duke shkaktuar pengesa për qarkullimin e automjeteve, përcjell Gazeta Metro.


Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota për rrethanat e ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse ndonjë person ka pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forcat e policisë, të cilat po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe po kujdesen për menaxhimin e trafikut në këtë pjesë të rrugës.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë