Loading…

Përmbytjet në Mat: Gjendet makina, por jo babai i 4 vajzave

  • 08/11/2016 | 19:41

Përmbytjet në Mat: Gjendet makina, por jo babai i 4 vajzave

Gjendet makina e babait të 4 vajzave. Rreth orës 17:30, Policia dhe banorët e shumtë të Bazit dhe Klosit kanë pikasur makinën e Xh.Ndojit në thellësi të ujërave të lumit Mat, Fillimisht u raportua se 43-vjecari po lëvizte me automjet kur është marrë nga rrjedha e ujit, teksa po shkonte drejt një HEC-i privat.

“Kemi zbuluar në rrjedhën e Matit makinën që posedonte 43-vjeçari çfarë fakton se ai është mbytur. Mjeti është në honet e lumit. Dukej e dëmtuar rëndë”, thanë zyrtarë të Policisë të cilët tashmë kanë ndalur kërkimet.

Ata dëshmojnë se babai i katër vajzave është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e lumit të Matit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë