Loading…

Përmes kufijve tokësor kanë ardhur gati 130 mijë mërgimtarë, 200 mijë të tjerë pritet të vijnë me aeroplan

  • 25/12/2021 | 22:57

Përmes kufijve tokësor kanë ardhur gati 130 mijë mërgimtarë, 200 mijë të tjerë pritet të vijnë me aeroplan

PK thonë se përmes kufijve tokësorë kanë ardhur 127,874 persona, kurse nga aeroporti i Prishtinës priten edhe 200,000.


Përqafimet e lotët nuk janë të pakta në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë.

E kjo për shkak se për festat e fundvitit shumë bashkatdhetarë kanë zgjedhur t’i kalojnë në Kosovë.

Edhe ata që kanë lindur jashtë vendit e janë të rinj për nga mosha, plane nuk kanë si të i kalojnë pushimet por iu mjafton që gjendën në Kosovë.

Por për dallim nga këta, personat më në moshë duket se kishin plane të qarta, madje kishin zgjidhje edhe për problemin me energji elektrike.

Madje entuziazmin për Kosovën, nuk mund të ia ndalin as skeptiket.

Problemet e Kosovës nuk po i bëjnë përshtypje as Agim Aliut , që kishte ardhur nga Zagrebi.

E mërgimtarë të tjerë që kishin ardhur më herët kishin dalë për t’i pritur familjarët e tjerë.

Ndërkohë nga aeroporti i Prishtinës nuk patën shifra të sakta se sa persona ka hyrë në Kosovë, por që treguan se deri në fund të këtij viti presin edhe 200,000 qytetarë të arrijnë në Kosovë.

Por nga pikat kufitare që nga data 20 deri në 24 të këtij muaji kanë hyrë 127,874 persona.

Festat e fundvitit shumë mërgimtarë zgjedhin t’i kalojnë në Kosovë.

E kujtimet këtu fillojnë të i mbajnë që na minutat e parë kur hyjnë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë