Ndotja e ajrit ditëve të fundit ka qenë alarmuese në Prishtinë.
Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, sot ka raportuar për ngritje të cilësisë së ajrit.
Sipas këtij matësi, del se në Prishtinë, në matjen që i është bërë në ora 14:00, ka pasur ajër mesatar. Edhe pse paradite, matja e orës 8 të mëngjesit e deri te ajo e orës 13:00, ajri ishte edhe më i pastër, me nivel “Mirë”.
Përveç tjerash në rritje të cilësisë së ajrit, ka mundur të ndikojë edhe numri më i vogël i automjeteve në trafik, pasi sot është ditë pushimi për punëtorët e administratës shtetërore. /gazetametro.net