Loading…

Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë

  • 29/11/2016 | 12:43

Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka bërë të ditur se është përmirësuar cilësia e ajrit, bazuar në mjetet e realizuara nga dy stacionet monitoruese të cilësisë së ajrit në Prishtinë në zonë urbane dhe sub urbane:

Nga oborri i Rilindjes dhe oborri i Institutit Hidrometeorologjik, gjatë periudhës 26.11. 2016 deri me 29.11.2016, është regjistruar përmirësim i cilësisë së ajrit për të gjithë parametrat e monitoruar e veçanërisht për grimcat ne ajër (PM10 dhe PM2.5).

“Aktualisht vlerat e PM10, për të cilin ishin regjistruar tejkalime në ditët e mëparshme janë brenda kufijve të lejuar të vlerave mesatare ditore (50ug/m3). Nga analiza e rezultateve te fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejt se gjate këtyre ditëve vlerat e regjistruara për PM2.5, kanë qenë brenda kufijve të lejuar me përjashtim të datës 26.11.2016 ku vlera maksimale e mesatareve ditore e regjistruar ka qenë  55 ug/m3, që korrespondon me zonën e portokalltë e që në bazë të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) është e ndjeshme vetëm për personat me ndjeshmëri të lartë ndaj kësaj ndotje”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Agjencia thotë se vlerat e regjistruara gjatë ditëve të tjera kanë qenë brenda normave të lejuara përkatësisht në zonën e verdhë dhe të gjelbër të Indeksit të Cilësisë së Ajrit, që i takojnë zonës me cilësi të kënaqshme të ajrit.

Ndërsa sa i përket vlerave kufitare ditore me PM10, tejkalime janë regjistruar vetëm me datën 26.11.2016 me 65 ug/m3, ndërsa në të gjitha ditët tjera vlerat kanë qenë brenda limiteve dhe sillen mes vlerave  20 ug/m3 deri 37 ug/m3.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit konstaton se ky përmirësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikurse janë largimit i mjegullës, paraqitja e erës, reshjet e shiut dhe reshjet e borës. Kjo gjendje ka ndikuar në shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përmirësuar gjendjen e cilësisë së ajrit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë