Mbrojtësi i Gjilanit, Përparim Islami sot në ndeshjen kundër Trepçës’89 ka pësuar një dëmtim të rëndë në fytyrë. Siç raportohet së fundmi gjendja e futbollistit është stabile, ndërsa i janë qepur plot 15 penjë, transmeton Gazeta Metro.
Pas një ndërhyrje të paqëllimshme por mjaft të ashpër nga ana e mesfushorit, Lulzim Peci mbrojtësi i Gjilanit u largua me autoambulancë nga fusha.
Siç raporton Kanal10 pas tretmanit të duhur në Spitalin Rajonal të Mitrovicës gjendja e tij është stabile, kurse i ka shpëtuar më të keqes, lëndimit të syrit.
E gjithë ngjarja ndodhi në minutën e dhjetë të takimit, me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq, Lulzim Peci.
Në fund, ballafaqimi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 dhe golat u shënuan nga Baton Zabërgja (41′) dhe Christian Mba (50′). /gazetametro.net