Loading…

Përparim Islami operohet me sukses, pret rikthim të shpejtë

  • 06/06/2020 | 19:06

Përparim Islami operohet me sukses, pret rikthim të shpejtë

Mbrojtësi i Feronikelit, Përparim Islami, ka njoftuar se operimi i tij është mbyllur me sukses dhe shpreson se shumë shpejtë do të rikthehet, transmeton Gazeta Metro.


Përparim Islami kishte pësuar lëndim në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës ndaj Ballkanit të zhvilluar të mërkuren në Suharekë.

27 vjeçari sot (e shtunë) i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në ligamentet e këmbës së djathtë dhe fatmirësisht operacioni i tij ka shkuar mirë.

“Sapo mbarova operacionin dhe çdo gjë shkoj mirë, faleminderit Zotit! Tani fillon pjesa më e vështirë e rikuperimit… Edhe duhet shumë shumë punë. Sigurisht mua nuk më mungon puna dhe vullneti për të punuar, sepse çdo gjë që kam arritur deri sot e kam arritur me punë, me djersë edhe sakrificë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin që keni treguar për mua, ju dua shumë. Së shpejti jam gati” – ka shkruar ‘Rruki’ në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë