Prishtina është zemra e Kosovës, qyteti ku bashkohen energjia e të rinjve e të moshuarve, kultura dhe zhvillimi. Për ta udhëhequr këtë qytet, nuk mjafton vullneti politik, nevojitet vizion, dije dhe ndershmëri. E këto cilësi i ka treguar Përparim Rama gjatë mandatit të tij si kryetar i kryeqytetit.
Shkruan: Flamur Beqiri
Që nga marrja e detyrës, Rama solli një stil të ri qeverisjeje me transparencë, planifikim profesional dhe fokus te qytetari. Si arkitekt e urbanist me përvojë ndërkombëtare, ai e sheh Prishtinën si një qytet që duhet të zhvillohet me kujdes, duke ruajtur identitetin dhe duke u hapur ndaj së ardhmes.
Nën drejtimin e tij, janë nisur projekte të mëdha për përmirësimin e infrastrukturës, transportit publik dhe hapësirave të gjelbra, me synimin që Prishtina të bëhet një qytet më i pastër dhe më i jetueshëm.
Përparim Rama ka treguar se ndryshimi nuk bëhet me fjalë, por me punë të përditshme dhe vendosmëri.
Megjithatë, zhvillimi i një kryeqyteti si Prishtina nuk përfundon në një mandat. Ndërtimi i qytetit modern kërkon vazhdimësi, dhe kjo është arsyeja pse Rama kërkon besimin e qytetarëve edhe për një mandat tjetër, për ta përmbyllur punën e nisur dhe për ta çuar Prishtinën në një nivel të ri.
Në një kohë kur politika shpesh udhëhiqet nga premtime boshe e kjo sidomos në Kosovë Përparim Rama mbetet shembull i udhëheqësit që i shërben qytetit, jo vetes. Kjo është dëshmuar tashmë disa herë. Ai beson se pushteti është përgjegjësi, jo privilegj dhe kjo filozofi është reflektuar në secilën nismë të tij.
Prishtina sot është në rrugën drejt ndryshimit të vërtetë. Për të mos u kthyer pas, ajo ka nevojë për vazhdim të vizionit, profesionalizmit dhe përkushtimit që Përparim Rama ka sjellë.
Sepse një qytet modern ndërtohet me mendje, por udhëhiqet me dashni e zemër.