Loading…

Përparim Rama: Nëse Arben Vitia nuk vjen në debat, le të vijë Kurti

  • 11/10/2021 | 22:20

Përparim Rama: Nëse Arben Vitia nuk vjen në debat, le të vijë Kurti

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës tha se një debat midis kandidatëve të kryeqytetit është jashtëzakonisht i rëndësishëm.


Rama në Rubikon të Klan Kosovës tha se duke qenë se Arben Vitia po refuzon të marrë pjesë në debate për kryeqytetin, në vend të tij mund të vijë kryeministri Albin Kurti.

“Duhet të kemi debat e kam thënë prej fillimit, duhet të ketë debat me kandidatë për kryetarë të komunave, duhet të jetë debati për idetë, për programin, për të mirën e qytetarit të Prishtinës

“Është e pakuptimtë të mos ketë debat për diçka të rëndësishme, është jo seriozitet, është nënçmim i qytetarit nëse nuk ndodhë debati i gjithë kandidatëve këtu, duhet të ndodhë dhe duhet të bëjmë këtë”, tha Rama.

“Debati (pa Arben Vitinë) mund të bëhet edhe me Kurtin, sepse ai është duke u marrë në vend të Vitisë. Më duket se ai po merret më shumë me këtë çështje”, u shpreh tutje ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë