Loading…

Perparim Rama rrëfen vështirësitë e jetës pas shkuarjes në Londër: Kam la enë

  • 17/11/2021 | 10:11

Perparim Rama rrëfen vështirësitë e jetës pas shkuarjes në Londër: Kam la enë

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, kishte rrëfyer në një intervistë para zgjedhjeve për vështirësitë që e kishin përcjellë kur kishte shkuar në Londër në fillim të viteve të ’90-ta.


Rama ishte vetëm 16-vjeçar, kur e sfidoi veten duke u zhvendosur në Londër.

“Për një 16-vjeçar në atë kohë, ka qenë një sfidë e madhe, sepse si një tenejxher është dëshirë me dalë me shoqni e kjo na ka mungu shumë. Kështu që mundësia për me shku në Londër me 8 korrik të vitit 1992, ka qenë një moment euforik, pra kam mundësi me dal për herë të parë prej Prishtinës, ka deklaruar Rama.

Ai ka treguar se në atë kohë kushtet ekonomike kishin qenë shumë të vështira dhe se babai i tij kishte marrë borxh për ta dërguar në Londër.

Rama ka folur edhe për punët e para që ka bërë në Londër, derisa ka treguar se për dy muaj ka pasur vështirësi që ta ndalnin në punë shkaku i mungesës së eksperiencës.

“Kushtet ekonomike ishin shumë të vështira, kështu që u dasht me marr borxh baba për me më mundësu mu me shku në Londër.  Kur mbërrina në Londër, Londrën e pata prit krejt ndryshe e pata prit me qenë si New York, si Amerika, por ka qenë diçka krejt tjetër. Kam la enë, kam maru sanduiça, kam shkep fleta për marketing, pra kanë qenë punë të ndryshme. Edhe fillimisht as nuk më mbajshin as në punë se thojshin se s’ki eksperiencë. Ishte vështirë, sepse dojsha me i ba ato 3 mijë marka që ua pata marrë prindërve borxh, edhe s’kam gjetë punë deri mbas dy muajve”, ka deklaruar Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë