Loading…

Përpiqet akademiku i VV’së Gima disi të shpëlahet për llafet e pamatura për Amerikën

  • 08/07/2026 | 19:47

Përpiqet akademiku i VV’së Gima disi të shpëlahet për llafet e pamatura për Amerikën

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, reagoi ashpër pas kritikave të shumta për deklaratën e tij ku përmendi mundësinë e “likuidimit politik” të liderëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur cenohen interesat e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri akuzoi mediat se, sipas tij, po përdorin deklaratat e tij për qëllime politike dhe për të goditur atë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Qëllimi i tyre është i qartë: të më dëmtojnë politikisht mua, e përmes meje të godasin Kryeministrin Albin Kurti dhe rrugëtimin tonë të palëkundur në të mirën e vendit. E di mirë se po iu dhemb fortë, por titujt tuaj “bombastik” e paratë e pista që i merrni çdo ditë, nuk e ndalin dot këtë rrugë, por do t’iu godasin çdo ditë e më shumë, çdokund ku keni shkelur dinjitetin e këtij shteti dhe djersen e këtij populli”, shkroi Bahtiri.

Ai publikoi edhe versionin e plotë të deklaratës së tij, duke theksuar se fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti.

“Qysh mendoni ju? Me qenë dikush kundër Amerikës, mundet me qenë në Qeveri? Asnjëherë! Ata janë në gjendje, kur është interesi amerikan, janë në gjendje edhe kryetarin e shtetit me e likuidu (politikisht), sikur që ka ndodhë. Ju e dini! Se jo me e lanë një kryeministër që i qartë matematikat e Bashkimit Evropian apo ShBA-së.”, ka thënë ai.

Bahtiri insistoi se kjo deklaratë nuk përbën skandal, por është një vlerësim i tij për ndikimin dhe rolin e SHBA-së në politikën ndërkombëtare.

“Kjo deklaratë nuk është “skandal”, por është një e vërtetë elementare mbi gjeopolitikën dhe fuqinë e “pakontestueshme të aleatit tonë strategjik, SHBA-së. Unë kam shpjeguar se asnjë lider apo qeveri nuk mund të qëndrojë nëse del kundër interesave jetike të SHBA-së. Kushdo që ka lexuar qoftë edhe një faqe histori moderne, e di se kur cenohen interesat kombëtare dhe globale të SHBA-së, mekanizmat e tyre operativë dhe inteligjenca e tyre nuk njohin kompromis ndaj asnjë lideri botëror që kërcënon sigurinë e tyre”, shkroi deputeti i VV-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë