Një shtetas banues në Maqedoni u shpall në kërkim nga policia, pasi u largua me shpejtësi duke lënë makinën mbushur me drogë, teksa e ndiqte policia në Lushnje.
Policia njofton se në makinën e shtetasit A.K, 24 vjeç, banues në Maqedoni, u sekuestrua 64 Kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
“Nga dyshimet se në mjetin tip “Volksëagen” me targa SK 0605 AL kishte lëndë narkotike, shërbimet e policise u vunë menjëherë në ndjekje. Gjatë ndjekjes nga punonjësit e policisë, drejtuesi i mjetit ka goditur mjetin tek trafikndarsja në rrethrrotullimin e Kolonjës Lushnje dhe është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin”- njofton policia.
Nga veprimet e kryera në mjetin e braktisur u gjetën dhe sekuestruan 64 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, shkruan Panorama.