Loading…

Përplasen bandat në Angli, një shqiptar mbeti i vrarë në një ‘shtëpi bari’

  • 05/12/2021 | 21:37

Përplasen bandat në Angli, një shqiptar mbeti i vrarë në një ‘shtëpi bari’

Një person, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka mbetur i vrarë në një magazinë me kanabis apo siç edhe njihen ndryshe, ‘shtëpi bari’ në Angli. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Caley Road rreth orës 03:15 të mëngjesit. Sipas Kentonline, një banore në rrugën ku dhe ka ndodhur ngjarja e rëndë e cila  kërkoi të mbetet anonim, tha se rreth tetë burra kishin mbërritur në pronën ku ndodhi krimi.


Sipas saj, ata ishin të armatosur me thika dhe një sëpatë. Ajo shtoi se shtëpia në fjalë zotërohej nga tre burra, për të cilët ajo mendon se janë shqiptarë. Gruaja në fjalë tha se ka zbuluar një sëpatë të hedhur në Rankine Road aty pranë, pranë një Ford Fiesta, të cilën policia e rrethoi më vonë. “Unë nuk i njihja burrat, ata ishin shumë privatë dhe mbanin veten e tyre, nuk kishte shumë vajtje-ardhje nga shtëpia,”- tha ajo.

Një tjetër burrë tregoi se si po ecte në rrugë rreth orës 4 të mëngjesit kur pa rreth 15 burra duke vrapuar ndërsa mbanin bimë kanabis në duar. “Ne nuk po flasim për bimë të vogla këtu,” tha ai. “Po flasim për gjysmë pemë”.

Një punonjëse që merret me pastrimin e rrugëve tregoi se ajo nuk ishte në gjendje të largohej nga rruga deri në orën 06:00 të mëngjesit pasi policia tha se e gjithë zona ishte një skenë vrasjeje e qëndroi e rrethuar.

Hetimet po vijojnë mbrëmjen e sotme, ndërsa efektivët kanë qëndruar në vendngjarje duke kryer një sërë hetimesh. Identiteti i të ndjerit nuk është bërë ende publik. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me shqiptar apo vendas.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë