Loading…

Përplasen veteranët (Video)

  • 05/01/2017 | 09:25

Përplasen veteranët (Video)

Veteranët e Dukagjinit e kanë vlerësuar të papranueshëm plotësim-ndryshimin e Ligjit për veteranët, pasi e cilësojnë diskriminues, derisa kreu i veteranëve të UÇK-së insiston se ndryshimet ligjore janë të mirëseardhura.


Qeveria e Kosovës nuk kishte fuqi që të bënte pastrimin e listave të veteranëve nga veteranët e rrejshëm, prandaj vendosi që të bëjë plotësim-ndryshimin e Ligjit, në mënyrë që të reduktonte shpenzimet e kësaj kategorie, siç kërkonte Fondi Monetar ndërkombëtar.

Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të veteranëve, subjektet opozitare si dhe analistët politikë në vend, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Megjithatë, ata thonë se ndryshimi i këtij ligji nuk do të zgjidhë problemin e veteranëve, madje, sipas tyre, ky ligj tashmë është i padrejtë dhe diskriminues.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, nuk është përgjigjur për këtë çështje.

Kurse, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se ndryshimet në ligj janë bërë në të mirë të veteranëve.

“Ky nuk është një ligj i përkryer, por është më i mirë se që ka qenë. Pasi pensioni i veteranëve do të jetë deri në 250 euro. Po ashtu tani veteranët që punojnë mund të marrin 50% të pensionit, gjë që deri tani nuk mund ta merrnin. Kategorizimi ka qenë edhe në ligjin e mëparshëm, por tani kategorizimi i është bërë vetëm tek paga dhe ky kategorizim është bërë për shkak se FNM-ja ka kushtëzuar që të bëhet kjo ose të ndalet pensioni. E për mos t’ua ndalur pensionet kemi bërë këtë pranim”, ka deklaruar Gucati.

Përplasen veteranët by gazetazeri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë