Loading…
Përplaset helikopteri në një ndërtesë në New York
  • 10/06/2019 | 21:16

Përplaset helikopteri në një ndërtesë në New York

Piloti ka mbetur i vdekur nga rrëzimi në kulmin e një ndërtese në ishullin e Manhattan në New York, transmeton Gazeta Metro.


Zëdhënësja Administratimit të Aviacionit Federal të SHBA’ve, Kathleen Berger tha se po mbledhin informacion nga vendi i ngjarjes.

Departamenti i Zjarrfikësve të New York  kanë njoftuar se 100 njësite të emergjencës kanë arritur në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin e rënë në ndërtesën e goditur.

Departamenti i zjarrfikësve lajmëroi se nuk ka të lënduar nga njerëzit prezent në ndërtesë.

Kryetari i New York’ut, Bill de Blasio është në vend të ngjarjes. Po ashtu edhe Presidenti Trump, vet nga New York ka deklaruar se çfarëdo që ju duhet e keni.

Guvernatori i shtetit të New York, Andrew Cuomo, tha se edhe ai si qytetarët e New York janë të traumatizuar nga ngjarjet e shtatorit të 2001 e ju shkon mendja ngado kur dëgjojnë për raste të tilla./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë