Loading…

Përplaset Veseli me deputeten e Vetëvendosjes

  • 16/04/2018 | 18:24

Përplaset Veseli me deputeten e Vetëvendosjes

Pak para votimit të projektiligjit për gjykatat në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamtari Veseli u jepte fjalën deputetëve për të vlerësuar atë.


E deputetja e VV’së Drita Millaku ka sfrytëzuar fjalën e saj sot që të kritikojë kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli për sharjen që ky i fundit i kishte bërë deputetit Sveçla, në ditën e votimit të demarkacionit, përcjell gaztametro.net.

Millaku i ka thënë Veselit se nuk e ka dëgjuar atë ditë duke sharë se do kalonte ndryshe.

“Nuk i ke marr votat me na i sha robtë këtu. Shyqyr që nuk të kam dëgju atë ditë se qat gaz në gojë ta kisha shti”, i ka thënë Millaku atij.

Në anën tjetër edhe Veseli ka replikuar me deputetën, të cilës i ka thënë se ka diçka personale me të pasi që shpesh po i kapet.

Ndryshe, Veseli në seancën kur është votuar demarkacioni me Malin e Zi e ka sharë deputetin Sveçla pasi kishte hedhur gaz lotsjellës për të tretën herë në atë seancë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë