Loading…

Përplasja e ashpër mes Papës dhe Maradonës në vitin 2016 për të varfërit

  • 26/11/2020 | 09:08

Përplasja e ashpër mes Papës dhe Maradonës në vitin 2016 për të varfërit

Në vitin 2016 kur ikona e futbollit botëror nga Argjentina, Diego Maradona  shkoi në Vatikan për t’u takuar me Papën, pati një përballje jo të zakonshme, sa i përket humanitetit që ofron kjo bashkësi për familjet e varfëra, shkruan Gazeta Metro.


Pas lëvdatave që Papa i bëri Maradonës për spektaklin që argjentinasi i ka dhënë sportit me dekada, ata folën edhe për varfërinë që ka kapluar popujt në përgjithësi, dhe për një moment ylli i futbollit, u nërvozuar pas ankesave të Papës, dhe i tha të shiste tavanin prej ari e të mos ankohej se s’mund të ndihmojë të varfërit.

“Po! U zura me Papen! U zura! Sepse isha në Vatikan dhe pashë tavanin prej ari. E më pas degjova Papën të thonte se shqetësohej për fëmijet e varfër… Atëherë shit tavanin, or mik, bëj diçka!”, ishin këto fjalët e Maradonës drejtuar gazetarëve pas përballjes me Papën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë