Trajneri i njohur, Jose Mourinho, dhe ish futbollisti që dikur luante nën urdhërat e tij dhe tani trajner, Frank Lampard, kanë pasur një përplasje sonte mes vete, transmeton Gazeta Metro.
Tottenham Hotspur ka arritur që të kualifikohet për në fazën çerekfinale të Kupës Carabao, pasi sonte kanë eliminuar rivalin lokal, Chelsean, pas ekzekutimit të penalltive.
Gjatë ndeshjes sonte gjithashtu u pa edhe një përplasje mes dy trajnerëve, Jose Mourinhos dhe Frank Lampardit. Trajnerit portugez i pengoi qëndrimi në këmbë i Lampardit dhe iu drejtua me këto fjalë: “Flet shumë Frank. Te marrtë dreqi, kur humbje 3-0 nuk flisje kaq shumë” – duke iu referuar ndeshjes së fundit në Premier Ligë, kur Chelsea po humbiste 3-0 nga WBA, sipas Sam Wallace – gazetarit nga ‘Telegraph’.
Old friends Lampard and Mourinho are exchanging a few words on the touchline here at the Tottenham Hotspur Stadium.
Watch live now on Sky Sports Football 📺
Follow online here: https://t.co/dx2azGi4yc pic.twitter.com/R3zc8gLMtE— Sky Sports Football (@SkyFootball) September 29, 2020
Ndryshe, Tottenhami eliminoi Chelsean pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 5-4 dhe kështu siguruan kualifikimin për në fazën çerekfinale të Kupës Carabao. /gazetametro.
LEXO TË PLOTË:
Tottenhami kalon në çerekfinale, eliminon Chelsean pas ekzekutimit të penalltive