Loading…

Përplasje mes Otamendit dhe Rodrit pas finales së Botërorit: Fol më pak, e kaluat javën duke u ankuar

  • 20/07/2026 | 09:32

Përplasje mes Otamendit dhe Rodrit pas finales së Botërorit: Fol më pak, e kaluat javën duke u ankuar

Atmosfera pas finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk u qetësua as pas vërshëllimës së fundit. Pas triumfit 1:0 të Spanjës, mbrojtësi argjentinas Nicolss Otamendi u përfshi në një debat të tensionuar me mesfushorin spanjoll Rodri.


Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Otamendi iu drejtua Rodrit me kritika të ashpra, duke e akuzuar atë dhe Aymeric Laporten se kishin kaluar gjithë javën duke u ankuar për gjyqtarët para finales.

“Fol më pak, sepse e kaluat gjithë javën duke qarë. Ti dhe Laporte. Të dy. Kjo nuk bëhet. Vazhdimisht u ankuat për arbitrat, mik”, i tha Otamendi.

Rodri iu përgjigj qetësisht duke thënë: “Kam respekt për ty.”

Megjithatë, veterani argjentinas vazhdoi: “Nuk ke nevojë të flasësh paraprakisht, e kuptove?”

Rodri u përpoq të sqarohej duke pyetur: “Çfarë kam thënë unë?”

Otamendi e mbylli debatin duke iu referuar deklaratave të mbrojtësit spanjoll Aymeric Laporte: “Po Laporte? Nuk i pe çfarë tha gjatë kësaj jave?”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë