Loading…

Përplasje në një tubim parazgjedhor, i përfshirë vëllai i Lladrovcit

  • 26/05/2017 | 16:34

Përplasje në një tubim parazgjedhor, i përfshirë vëllai i Lladrovcit

Vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Emriu gjatë një tubimi partiak në fshatin Gradicë të kësaj komune, ka pasur një përplasje verbale me një prej banorëve të këtij fshati.


Kështu ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha.

Berisha ka mohuar se Emri Lladrovci ka pasur ndonjë përplasje fizike me dikë atje, për çka është raportuar gjatë ditës, raporton KlanKosova.

“Tubimi është përmbyllur sipas planit të paraparë”, ka thënë Berisha.

“Sigurisht për shkak të disa pakënaqësive ka rrjedhur një debat më i ashpër mes banorëve të Gradicës dhe disa zyrtarëve të PDK-së”, ka shtuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë