Loading…

Përplasjet politike, lënë ndërmarrjet e shtetit pa borde

  • 12/04/2017 | 08:47

Përplasjet politike, lënë ndërmarrjet e shtetit pa borde

Ndërmarrjet publike komunale ka disa muaj që janë pa aksionarë. Kjo shkaku i mospajtimeve dhe përplasjeve midis pozitës dhe opozitës në Komunën e Prishtinës. Komisionet e aksionarëve janë të pakompletuara, ndërsa mosfunksionimi i këtij mekanizmi shkakton probleme zinxhirë në punën e tyre.


E përfaqësues të Ekzekutivit të Prishtinës dhe KK-së kanë akuzuar njëri-tjetrin se qëllimisht po bllokojnë procesin e zgjedhjes së komisioneve të aksionareve (KA) të NP-ve. Ndërsa, asnjëra palë nuk shprehë gatishmërinë konkrete për zgjidhjen e këtij problemi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Erzen Vraniqi, zyrtar shtypi në Komunën e Prishtinës ka thënë se problemi me bordet e ndërmarrjeve publike ekziston për shkak të problemit me komisionin e aksionarëve të këtyre ndërmarrjeve, shkruan Koha Ditore.

Ai ka theksuar se komisionet e aksionarëve janë jofunksionale, sepse janë të përbëra nga vetëm 2 anëtarë, përfaqësues të KK-së, por mungon përfaqësuesi i tretë, ai që emërohet nga kryetari i Prishtinës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë