Loading…

Përpos rrymës, nesër do të ketë ndërprerje të ujit në këto lagje të Prishtinës

  • 26/12/2021 | 23:45

Përpos rrymës, nesër do të ketë ndërprerje të ujit në këto lagje të Prishtinës

Ujësjellësi ‘Prishtina’, ka njoftuar se nesër, datë 27.12.2021, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit, shkruan Gazeta Metro.


Lagjet që do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë janë: Pejtoni, Dardania pjesërisht, një pjesë ne lagjen “te Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” ne lagjen “Arbëri” një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria në rr. “Tahir Zajmi”, në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se nesër datë 27.12.2021, do të ketë reduktime të furnizimit me ujë në zonat e përshkruara më poshtë. Pasojë e amortizimit të linjave, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për ti hapur rrugë ndërhyrjes së ekipeve të mirëmbajtjes.
Punimet do të zhvillohen në linjën DN 300 mm material AC, në rrugën “Luan Haradinaj”  në Prishtinë.
Pa furnizim me ujë të pijshëm, gjatë ditës do mbesin këto zona: lagjja Pejton, lagjja Dardania pjesërisht, një pjesë ne lagjen “te Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” ne lagjen “Arbëri” një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria në rr. “Tahir Zajmi”, në Prishtinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë