Loading…

Përpunonte drogë në Kosovë e Shqipëri: I sekuestrohet pasuria 12 milionë euro

  • 04/11/2019 | 21:22

Përpunonte drogë në Kosovë e Shqipëri: I sekuestrohet pasuria 12 milionë euro

Policia e Shqipërisë njoftoi sot se ka sekuestruar pasurinë me vlerë 12 milionë euro të Arjan Shanajt nga Fier, i arrestuar në Greqi për trafik kokaine, transmeton Gazeta Metro.


Prokuroria, në bashkëpunim me policinë kanë vënë nën sekuestro pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Arjan Shanajt, me dyshimin se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Shanaj është arrestuar në qershor të 2017-s së bashku me një shtetas grek, pasi u kapën në shtetin fqinj me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt rreth 800,000 euro, shkruan tv klan.

Në sajë të hetimeve rezulton se këta persona merreshin me importimin e kokainës nga vende të Amerikës Latine. Përpunimi dyshohet se bëhej në Shqipëri e Kosovë, e më pas droga shpërndahej në zonat e pasura të Athinës, apo në ishujt e njohur grekë, si ai i Santorinit.

Shanaj u arrestua së bashku me grekun Sakis Karaxunis. Pas kësaj, prokuroria në bashkëpunim me policinë kriminale në qytetin e Fierit nisën hetimet për pasuritë e Shanajt.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë 3 shoqëri ndërtimi e tregtimi gazi në Fier, Durrës, Tiranë, Korçë etj, 1 hotel trekatësh në Fier, 2 vila trekatëshe, apartamente, 8 793 metër katror tokë në Tiranë, Durrës e Fier dhe disa garazhe.

Policia thekson se Shanaj prej vitesh ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike nga vendi ynë në drejtim të Turqisë.

Ai është një emër i njohur për Policinë Shqiptare pasi është arrestuar në 2014-n në kryeqytet, teksa u kap me dy pistoleta që i mbante pa leje. Dy vite më vonë u shpall në kërkim pasi dhunoi një dhe kanosi me jetë një person./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë