Një pamje e veçantë është krijuar në brigjet e lumit Potomac, ku qindra pjesëmarrës morën pjesë në një aktivitet të dedikuar fenerëve të ndriçuar.
Para se t’i lëshonin në ujë, pjesëmarrësit i zbukuruan fenerët me shkrime, urime, kujtime dhe vizatime personale. Më pas, me ardhjen e mbrëmjes, fenerët u vendosën mbi lumë dhe nisën të largoheshin ngadalë nga bregu.
Dritat e shumta që lundronin mbi Potomac krijuan një atmosferë mbresëlënëse, duke e shndërruar sipërfaqen e lumit në një tablo të ndriçuar.
Sipas kalendarit të National Harbor, aktiviteti u mbajt më 8 dhe 9 gusht në zonën SouthPointe. Pamjet nga ngjarja tregojnë mijëra fenerë që ndriçojnë lumin, ndërsa vizitorët i përcjellin nga brigjet.