Natyra jo rrallëherë na ka magjepsur me krijimet e saj në Tokë, liqene, dete, male,etj. Por, brenda lumit, ta hasësh një tjetër lumë, kjo me të vërtetë është çudi.
Anatoly Beloshchin është një zhytës profesional dhe fotograf, i cili udhëton nëpër lumenj e dete dhe shpeshherë zbulon gjëra të reja, të padëgjuara e prekura më parë.
E njejta i ka ndodhur edhe në një lumë në Meksikë, në të cilin ka zbuluar një tjetër lumë brenda tij. Ai beson që ky është krijuar nga shembja e mureve të një shpelle që besohet që ka qenë shumë kohë më parë aty, para se të kthehet në lumë.
Gazetametro.net ka sjellë disa fotografi të këtij lumi nënujor në Meksikë, duke dëshmuar se bota ka gjithmonë mistere për t’u zgjidhur, dhe ky lumë është dëshmia më e mirë.
Për të bërë këto fotografi, duhet zhytyr në thellësi prej 60 metra nën ujë. Po ta shikosh mirë, kjo pjesë me drunj, gjethe të rëna në tokë është e njejtë me atë jashtë në tokë, si të një lumi të zakonshëm.
Uji i lumit i pasur me sulfide të hidrogjenit është shumë më i rëndë se uji i zakonshëm, transmeton gazetametro.net. Për shkak të kësaj, ajo qëndron poshtë dhe formon një lumë, i cili duket tamam si një lumë i vërtetë në sipërfaqe.