Loading…

Përsëri dështon kalimi i projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

  • 25/11/2020 | 13:01

Përsëri dështon kalimi i projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Në mungesë të kuorumit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, votimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021 dhe raporti me rekomandime për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ka mbetur për një mbledhje tjetër.


Deputeti i LDK-së, Shkelzen Hajdini, ka kërkuar që votimi për këto dy pika të shtyhet për një mbledhje tjetër.

“Dy projektligjet të mos hidhen në votim sot, të shtyhen në një ditë tjerët”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha se si parti i bëjnë thirrje qeverisë që të merr parasysh rekomandimet e tyre, e nëse ato merren parasysh ai tha se do ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

“Jemi në një situatë shumë të palakueshme ku ky ligj është bërë një problem ditor i qytetarëve. Unë po i bëj thirrje partive në pushtet, qeverisë, që të ulet me grupin tonë parlamentar dhe të marrë parasysh rekomandimet, në momentin që ato merren parasysh, PDK do ta mbështesë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Shkëlzen Hajdini, u ka premtuar se do të merren parasysh të gjitha rekomandimet që janë në harmoni me ligjin.

“Ne kemi bërë ftesë vazhdimisht, unë premtoj se krejt çka është në harmoni me ligjet në fuqi premtoj se do të merren parasysh”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha se po kërkojnë që të mos jetë retorikë por kryeministri të ulet dhe me opozitën që t’i merr parasysh amendamentet që i kanë propozuar.

“Po kërkoj që të mos jetë retorikë, por kryeministri si propozues të ulet edhe me opozitën që t’i merr parasysh se amendamentet që i ka propozuar PDK janë të thjeshta. Jemi të gatshëm edhe sot të ulemi dhe t’i japim rrugë, por këtë duhet ta bëjë kryeministri i Kosovës”, tha ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë