Loading…

“Përsëri, do padisim serbët dhe Serbinë për gjenocid”

  • 23/03/2017 | 19:38

“Përsëri, do padisim serbët dhe Serbinë për gjenocid”

Kryetarja e Shoqatës së Nënave të Srebrenicës, Zepës Munira Subasic ka thënë se do padisin serbët dhe Serbinë për gjenocid.

Ajo ka thënë, se tani është një ekip më i madh i njerëzve nga e gjithë bota që do ta ndihmojnë që të padisin Serbinë për gjenocid.

Ajo ka thënë, se kurrë nuk është vonë për të arritur drejtësi, duke shtuar se janë të gatshme për një veprim të tillë me Serbinë, edhe në qoftë se zgjat 50 vjet.

Kryetarja e Shoqatës së Grave për Viktimat e Luftës, tha se ishte “e turpshme” që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë kishte refuzuar kërkesën për rishikimin e gjykimit të paraqitur nga Bosnja dhe Hercegovina kundër Serbisë, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Unionit të Shoqatave boshnjake Ahmet Grahiq, tha se qëllimi i kësaj padie është që shoqatat të mposhtin zbatimi i vendimit të GJND-së në vitin 2007, sipas të cilit Serbia nuk ka qenë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë