Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharit më 5 Nëntor të këtij viti teksa po mbahej në qendrën e paraburgimit në Prizren ka shkaktuar reagime të mëdha.
Përderisa Vetëvendosje po drejton gishtin kah shteti si përgjegjës për vdekjen e Astritit, shoqëria civile gjithashtu përveç ngushëllimeve ka kërkuar zbardhje të rastit, transmeton gazetametro.net
Këto thirrje do manifestohen edhe nesër, ditë e Hënë në protestën që është organizuar prej qytetarëve, siç ka thënë Shpend Ahmeti në një publikim në rrjetin social Facebook ku ka paralajmëruar protestën që do fillojë nga ora 12:00 në sheshin Zahir Pajaziti të kryeqytetit.
Përveç pjesëmarrësve nga shoqëria civile, do të ketë edhe gazetarë e artistë, të cilët kanë bërë të ditur se kërkojnë hetime dhe drejtësi për Astritin. Ndër ta janë edhe; Adriatik Kelmendi, Agon Maliqi, Ardian Gola, Avni Zogiani, Bekim Lumi, Imer Mushkolaj, Samir Potera, e Eliza Hoxha.
Protesta të tilla me qëllim që të kërkohet zbardhje e rastit Dehari ka pasur edhe në qytete jashtë Kosovës, si në Tiranë, Kumanovë e Gjenevë./gazetametro.net