Loading…

Përsëri zbresin temperaturat, mundësi për borë

  • 25/01/2017 | 09:07

Përsëri zbresin temperaturat, mundësi për borë

Ditët në vijim pritet të mbajë mot i ftohtë, kurse sonte ka mundësi për borë të dobët.

Sipas Prishtina Weather të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vransira, ku vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore. Nga dita e premte do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, por do të mbajë mot më i fohtë, e në viset e ulëta të vendit priten mundësi për mjegull që vende-vende do të qëndrojë edhe gjatë ditës, transmeton gazetametro.net.

Temperaturat do të vazhdojnë të mbeten nën vlera mesatare, me minimale që do të luhaten nga -13C deri në -7C, e ato maksimale nga -2C deri në +1C, ndërsa në viset ku mjegulla do të mbetet më gjatë, maksimalet do të jenë edhe më të ulëta.
Do të fryejë erë mesatare nga verilindja 2-5m/s, e në fundjavë erë e lehtë nga lindja-juglindja 1-2m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale. /gazetametro.net.

Shikoni tabelën më poshtë për motin deri në ditën e diele:

moti

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë