Të enjten rreth orës 06:30 në Novobërdë disa persona të panjohur kanë tentuar të vrasin shtetasin gjerman në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, teksa bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar.
“Viktima mashkull Shtetas Gjerman gjatë lëvizjes me veturën e tij sipas viktimës nga persona të pa njohur është shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti nën hetime nga njësitë relavante./gazetametro.net