Pas raportimit të mbrëmshëm për vrasjen e më pas edhe vetëvrasjen në Gjakovë, u publikuan detaje nga Policia e Kosovës. Ata sqaruan se rasti kishte rrjedhur për shkak të një zënke, por duke mos dhënë detaje.
Ndërkaq sot, Policia e Kosovës ka treguar se ngjarja e ndodhur në fshatin Jahoc të Gjakovës, ka ndodhur në një restorant, e ku tashmë njëra viktimë kishte shtënë së pari mbi viktimën tjetër, e më pas kishte qëlluar edhe veten, shkruan gazetametro.net.
Mirëpo, sipas Policisë, motivet e vrasjes e më pas vetëvrasjes akoma nuk dihen, por që sipas tyre, Policia po punon në zbardhjen e rastit.
Ndryshe, Policia njoftoi se pasi kishte dalur në vendin e ngjarjes dhe kishte evidentuar dy viktimat, aty kishin gjetur një pistoletë më të cilën besohet se është shtënë.
Hetimi për ngjarjen po vazhdon, ndërkohë që trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./gazetametro.net