Loading…

Personat që vonohen gjithmonë janë më të suksesshëm dhe jetojnë më gjatë

  • 15/09/2023 | 16:16

Personat që vonohen gjithmonë janë më të suksesshëm dhe jetojnë më gjatë

Të gjithë e kemi atë shok/shoqe (ose ndoshta jemi vet ne ai person) që gjithmonë vonohet në çdo ngjarje, takim, etj.


Ndonëse është diçka frustuese për personin që pret, faktikisht ndoshta duhet t’ua falim papërgjegjësinë personave të tillë.

Kjo pasi që studimet e fundit shkencore kanë zbuluar se trajtat që kanë tendenca t’i nxisin personat të vonohen, janë po të njëjtat trajta që u ndihmojnë të bëjnë një jetë të gjatë dhe produktive, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet kanë dëshmuar se stresi është jashtëzakonisht i keq për shëndetin e përgjithshëm.

Personat që vonohen janë zakonisht më pak të stresuar, më pak të brengosur për ngjarjet e rëndësishme që i kanë dhe në përgjithësi ndihen më të relaksuar.

Kjo pastaj shpie në shtypje më të ulët të gjakut, në rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, shëndet më të mirë kardiovaskular, shanse më të vogla për depresion, etj. – e që të gjitha këto e zgjasin jetën.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë