Loading…

Personi i dytë i arrestuar gjatë aksionit në veri është djali i shefit të PK’së

  • 16/10/2019 | 09:36

Personi i dytë i arrestuar gjatë aksionit në veri është djali i shefit të PK’së

V.Bojic është personi i dytë i arrestuar gjatë mëngjesit të sotëm nga forcat speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit, transmeton Gazeta Meto.


Bëhet e ditur se Bojic është djali i eprorit të lartë të policisë në pjesën veriore të Mitrovicës, Zeljko Bojic.

Ai është arrestuar në zyrat e autolarjes së tij në Rudare të Komunës së Zveqanit, gjatë bastisjes dhe arrestimit të së cilit PK ka konfiskuar atij edhe një armë dhe municion.

Siç është raportuar edhe më parë nga Gazeta Metro, gjatë aksionit të sotëm në veri policia ka arrestuar edhe hetuesin policor Rade Basara, i cili dyshohet për fshehjen e provave gjatë hetimit të vrasjes së Ivanovicit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë