Dy ditë më parë, më 14 shkurt, një grua, shqiptare e Kosovës, ka raportuar në polici se në Rr. “Ilir Konushevci” të Podujevës është kanosur nga i dyshuari mashkull, K-shqiptar lidhur me një rast të mëhershëm
Sipas Policisë së Kosovës, njësiti policor ka intervistuar të dyshuarin, i cili është me aftësi të kufizuara.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, deri të nesërmen kur dërgohet në neuropsikiatri për shërim të detyrueshëm, transmeton gazetametro.net.