Sot ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Palaj të Obiliqit, ku ka humbur jetën Driton Krasniqi nga fshati Zhilivodë i Vushtrrisë, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin për vdekjen e tij, e kanë dhënë edhe kolegët e tij të punës nga kompania “Art Aluminium”. I ndjeri ka qenë duke punuar në Fushë Kosovë.
Viktima, Driton KrasniqiÂ
Lajmin e ka konfrimuar edhe zëdhënësi i rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 07:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti“, ka thënë ai./gazetametro.net