“Përtej Portave” është dokumentari i regjisorit Besim Ugzmajli, i cili sjellë për publikun jetën që e bëjnë gratë dhe të miturit në burgun e Lipjanit.
Ugzmajli për Gazetën Metro se ky dokumentar është xhiruar kryesisht në burgun e Lipjanit, me gra dhe fëmijë të mitur. Këta personazhe janë të burgosur që kanë marrë trajnime profesionale në burg, në mënyrë që pas lirimit nga burgu, të kenë mundësi punësimi dhe sicializimi, dmth, mundësi ri-integrimi në shoqëri.
Dokumentari “Përtej Portave” është prodhim i Figurina Film’s me skenar dhe regji të vetë regjosorit Besim Ugzmajli, dhe i mbështetur nga Caritas Kosova. Premiera e dokumentarit ka qenë në dhjetor, ndërsa transmetimi i parë medial është bërë në një nga televizonet tona në Kosovë.
Regjisori i “Portej Portave” tha se këtë vit do të aplikojë në disa festivale të filmit në shumë vende të botës./gazetametro.net