Loading…

Përtej sfidave të një aktoreje

  • Nga

  • 31/03/2017 | 09:39

Përtej sfidave të një aktoreje

Lena Kryeziu Bokshi një aktore kosovare e cila secilin rol që i jepet e merr dhe e trajton me profesionalizëm duke u munduar ta sjellë në mënyrën më të mirë para publikut, dhe gjithmonë ia arrin.


Sigurisht që puna e aktorëve nuk është e lehtë, sidomos kur një skenë duhet përsëritur shumëherë, deri në realizmin më të mirë të saj, por siç shprehet edhe Lena për Gazetën Metro “ Arti më mbush shpirtërisht”, dhe krahas kësaj edhe aktrimi vjen në formën më të mirë para publikut, duke e ditur se kjo për artistët është më e rëndësishmja.

Kryeziu Bokshi ka shpalosur për Gazetën Metro disa pjesë nga jeta e saj artistike për t’i ndarë me lexuesit tanë. Ajo, sot është ndër aktorët më të pëlqyera, e cila rolin e parë si e ka pasur në moshën 6 vjeçare. Rol të cilin Lena e kujton me nostalgji.

“Roli im i parë kur nuk kam qenë ende aktore ka qenë ku isha vetëm 6 vjeç. Ishte një shfaqje për fëmijë, unë kisha një rol shumë të këndshëm, dhe saherë që e kujtoj ndjej një dashuri të veçantë, për atë shfaqje”, shprehet ajo.

Që nga ajo kohë, aktorja nga Gjakova ka pasur edhe shumë role të tjera, si nëpër filma ashtu edhe në seriale vendore, mirëpo si çdo artistë me shpirt modest edhe aktorja në fjalë thekson se pavarësisht sukseseve të roleve të saj, nuk e ndjen se ka arritur ndonjë sukese të madh.
“Për të arritur te suksesi i madh duhet të punosh shumë dhe gjatë. Besoj te puna ime dhe deri tani nuk kam menduar ndonjë rezultat”, shtoi Lena për Gazetën Metro

10245512_10156499066640004_2126351369827940047_nShfaqja “Budallenjtë” në Teatrin Kombëtar 

Artistët përveç profesionalizmit, shijojnë edhe momente të paharrueshme gjatë interpretimit të skenave të ndryshme, njejtë rrëfen edhe Kryeziu Bokshi për një rast shumë interesant gjatë një roli.

“Pjesa më e bukur e profesionit tonë, janë të papriturat që na ndodhin, sidomos ato në skenë. Ka momente kur shkrihemi së qeshuri dhe mundohemi të shtrëngohemi që të mos kuptohet nga publiku. Njejtë edhe në xhirime! Na ka ndodhur njëherë që të përsërisim një skenë 22 herë për shkak që ka plasur e qeshura dhe i gjithë ekipi e kishim vështirë të koncentroheshim në punë”, shprehet ajo.

Ka raste, kur aktorët nuk përputhen me personazhin që duhet ta paraqesin! Kjo u ndodh një pjesë të madhe të aktorëve, mirëpo sipas Lenës, duhet gjetur në çdo projekt një motiv shtytës për t’i besuar thellësisht, dhe të mos vjen puna deri te pendimi i marrjes së atij roli, pasi që çdo rol apo projekt është shkollë në vete, prandaj përvoja në karrierën artistike do të thotë shumë.

10846431_10155453178895004_3447838203348288390_n“Lufta në kohën e dashurisë

Lenën e kemi parë në shumë role të ndryshme, mirëpo ajo e gjen veten më mirë në mes të dy zhanreve.

“Ku luaj dramë e adhuroj, por në anën tjetër kur luaj komedi i dëgjoj të qeshurat e njerëzve më bëhet zemra mal. Kështu gjithmonë jam në mes të këtyre zhanreve”, tha më tutje aktorja kosovare.

Lena Kryeziu Bokshi, vazhdon me punën intensive në Teatrin Kombëtar,poashtu është një përgatitje të një projekti të ri filmik, për të cilin ajo e lë të pazbuluar edhe pak./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë