Loading…
Përveç sistemit VAR, këto janë dy risitë tjera në Ligën e Kampionëve
  • 11/02/2019 | 19:38

Përveç sistemit VAR, këto janë dy risitë tjera në Ligën e Kampionëve

UEFA Champions League rikthehet ditën e nesërme me ndeshjet e Manchester United-PSG dhe Roma-Porto.


Në këto sfida dhe në vazhdim nuk do të ketë vetëm një gjë të re që është aplikimi i sistemit VAR, por do të ketë dhe dy detaje të reja.

Këtej e tutje nëse nje sfidë shkon në kohën shtesë trajnerët do të kenë mundësinë e ndërrimit të katërt.

Gjithashtu e reja tjetër është fakti se nëse një lojtar ka luajtur në pjesën e parë të sezonit me një skuadër, në pjesën e dytë do të ketë mundësinë që të veshë një fanellë tjetër, gjë që më përpara nuk është lejuar.

Këto të reja pritet ta bëjnë disi më atraktive Champions League që kishte kohë pa sjellë ndryshime të këtij lloji.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë