Loading…

Përveç virusit, IKSHPK’ja bën apel tek qytetarët që të kenë kujdes edhe nga rriqrat

  • 15/07/2020 | 20:25

Përveç virusit, IKSHPK’ja bën apel tek qytetarët që të kenë kujdes edhe nga rriqrat

Instituti Kombëtar ka njoftuar se po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike në komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo dhe po teston çdo mostër të dyshimtë ne EHKK.

IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,

Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë