Nuk ka pasur kënaqësi më të madhe se sa t’i shërbesh presidentit Ibrahim Rugova.
Kur flet për momentet e vështira që i kaloi me presidentin Rugova, Nikqi, thotë se i rrënqethet trupi, kur i kujtohet atentati ndaj ish presidentit në Prishtinë, në rrugën Agim Ramadani, mbrapa Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Ai tregon për KlanKosova se Rugova i shpëtoi atij atentati, fal asaj se askush përveç tij dhe këshilltarit të lartë Skender Hyseni, nuk e kishte ditur shkallën se sa ishte e blinduar vetura e ish presidentit.
Nikqi tregon se nuk ka qenë e lehtë t’i shërbehet Rugovës pas luftës. Ai thotë se kishte pasur kërcënime ndaj tij personalisht dhe familjes së tij. Thotë se në një rast ja kishin sulmuar gruan me thikë duke e goditur në qafë, por ajo për fat kishte shpëtuar.
Rugova sipas Nikqit, ishte i kujdeshëm dhe i pranonte këshillat. “Sa herë i kam thënë se në këtë vend nuk bën të shkojmë sepse siguria nuk është në nivel, ai më ka dëgjuar dhe ka pranuar që të mos shkojmë”. /gazetametro.net