Loading…

Përzgjedhësi i Izraelit pa dilema: Mund të kishim shënuar më shumë, Kosova tregoi se është një ekip i fortë

  • 26/03/2023 | 09:53

Përzgjedhësi i Izraelit pa dilema: Mund të kishim shënuar më shumë, Kosova tregoi se është një ekip i fortë

Përzgjedhësi i Izraelit, Alon Hazan, ka thënë se barazimi i djeshëm (1-1) kundër Kosovës ishte rezultati real. Mirëpo, është shprehur i pakënaqur me rastet e lëshuara gjatë pjesës së parë, ku ka theksuar se mund të kishin shënuar një ose dy gola, transmeton Gazeta Metro.


Hazan ka thurur elozhe edhe për paraqitjen e ‘Dardanëve’, teksa e ka bërë të ditur se qëllimi i izraelitëve është të kualifikohen për në Kampionatin Europian 2024.

“Nëse e themi të vërtetën, barazimi ishte real. Në pjesën e parë duhet të kishim shënuar edhe një ose dy gola, në pjesën e dytë Kosova ishte e mirë dhe tregoi se është një ekip i fortë.”

“Mendoj se djemtë bënë një punë të mirë këtu dhe ne kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ne kemi një qëllim dhe ai është të kalojmë tutje,” tha ai.

Tutje, ai është shprehur i bindur se gara mes Izraelit, Kosovës dhe Rumanisë për vendin e dytë në grupin I do të jetë e ashpër. Sipas tij, nuk do të jetë e lehtë të merren pikët.

“Si Kosova edhe Rumania po luftojnë, dhe askush nuk mund të na garantojë se do të marrim pikë. Dua të them se ndihem i lumtur që stadiumi ishte i mbushur dhe në pjesën e dytë ishin ata që i shtynë lojtarët të sjellin gjithnjë e më shumë. Në ndeshjen e parë mund të gabosh dhe të humbasësh të gjitha pikët, por ne largohemi të inkurajuar,” tha 55-vjeçari.

Kujtojmë se dje të parët që kaluan në avantazh ishin të përzgjedhurit e Alain Giresse në minutën e 36’të pas autogolit të mbrojtësit, Eli Dasa.

Megjithatë gjithçka u barazua në minutën e 56’të kur vendasit barazuan shifrat nëpërmjet mesfushorit, Don Peretz.

Në ndeshjen e radhës që luhet të martën në ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45, Kosova pret Andorrën, kurse Izraeli është mysafir i Zvicrës. /gazetametro.net

Mediumi rumun ‘preket’ nga prononcimi i Vedat Muriqit: Kosovarët nuk na marrin parasysh

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë