Loading…

Përzierja e Thaçit te shqiptarët e Maqedonisë, abuzim

  • 22/11/2016 | 19:17

Përzierja e Thaçit te shqiptarët e Maqedonisë, abuzim

Kryetari i degës së AAK-së në Podujevë, Fatmir Humolli ka thënë se dekorimi i dhjetëra njerëzve në Maqedoni nga presidenti Hashim Thaçi është abuzimi më i madh që ka bërë dikush.

“Përzierja e Hashim Thaçit te shqiptarët e Maqedonisë në kohë të fushatës parazgjedhore dhe dekorimi i dhjetëra njerëzve, në mesin e të cilëve edhe të disave njerëzve që kurrë nuk e kanë ndihmuar me asgjë Kosovën, është abuzimi më i madh i institucionit të Presidentit të Kosovës, që e ka bërë dikush”  ka thënë Humolli.

Ai është ka theksuar se nëse Thaçi merr anë në fushatën zgjedhore në Maqedoni, kjo do të ishte skandal shtetëror dhe futje e përçarjes mes shqiptarëve të atjeshëm.

“Duke e gjykuar këtë si dëmtim të interesave shqiptare në Maqedoni, pres që ai ditëve në vijim t’i takojë të gjitha partitë shqiptare në Maqedoni dhe t’u kërkojë falje për këtë ndërhyrje. Në të kundërtën, ai mbetet simboli i turpit dhe përçarjes për shqiptarët e Maqedonisë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë