Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se më datën 26 dhjetor do të zgjidhet gjithçka në lidhje me Listën Serbe, pasi një pjesë e deputetëve të saj është kthyer në Kuvendin e Kosovës, përkundër dëshirës së Beogradit, shkruan Gazeta Metro.
Vucic tha se ka shumë besim në kryetarin e lëvizjes socialiste, Aleksandar Vulin.
“Unë kam shumë besim në Vulin’in dhe këtu nuk bëhet fjalë për të si personalitet as për partinë e tij”, ka thënë kryeministri serb.