Loading…

Pesë fakte pak të njohura për Bob Dylan

  • 01/03/2017 | 20:15

Pesë fakte pak të njohura për Bob Dylan

Robert Allen Zimmerman, karrierën e tij muzikore si Dylan e nisi 1959, duke interpretuar nëpër kafenetë e Minnesota-së.


Është njëri nga figurat më të rëndësishme të kulturës pop, i cili poashtu u nderua edhe me çmimin Nobel për letërsi në vitin 2016. Ai poashtu arriti që t’u zgjonte adoleshentëve sërish interesin te poezia, me mënyrën se si shkruan.

Gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte nga jeta e Bob Dylan pak të njohura deri tash.

1. Është njeriu që përdori pseudonimet më interesante. Ai e quante veten Robert Milkwood Thomas, Tedham Porterhouse dhe Blind Boy Grunt. Në kohën kur nisi që të prodhonte disqet e tij të para e quante veten Jack Frost.

bob-dylan-playlist-slide-b0qw-master495

2. Paratë e shumë albumeve të shitura të tij kanë shkuar për familjet në nevojë.

3.  Dylan iu dha edhe arteve të tjera. Muzika e jashtëzakonshme që ka krijuar nuk e ndaloi aspak që të pikturonte, të shkruante si në rastin e romanit “Tarantula” apo të bënte filma “Renaldo dhe Klara”.

bob-dylan

4. Është artisti që arriti në karrierën e tij të fitonte çmime të tilla si “Oskar”, Golden Dlobes” dhe “Grammys”.

5.  Në turneun e tij të vitit 1970, me grupin “The Hawks” ai, mund të thuhet, se “shpiku” muzikën rok si një rrymë e veçantë e rock and roll. Nuk ishte dëgjuar kurrë më parë një muzikë me një volum dhe fuqi të tillë në skenë.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë