Loading…

Pesë femra spiune të cilat nuk folën deri në vdekje |Foto

  • 16/11/2016 | 16:06

Pesë femra spiune të cilat nuk folën deri në vdekje |Foto

Në Luftën e dytë botërore lufta e spiunazheve ndonjëherë ka qenë më e rëndësishme se arma nga beteja e drejtëpërdrejtë. Operacionet e spiunëve kanë pasur rëndësi të madhe në rezultatin e Luftës se dytë botërore sepse kjo ishte një prej mënyrave më efikase të mbledhjes së informatave mbi armikun, qëllimeve të tij, lëvizjes, armën sekrete…. Mu për këtë nuk kishte me pas fitore në luftë pa rrjetin e qindra spiunëve të cilët janë infiltruar në linjat e armikut duke rrezikuar jetën e tyre vetëm e vetëm të nxjerrin sa më shumë informata të dobishme për Aleatët, transmeton gazetametro.net.

U tregua se në punët e spiunazhit gratë janë më të mira se meshkujt – më lehtë i pranonin në shoqëri, kanë joshur me bukuritë e tyre, por përsëri kanë lënë përshtypjen e pafajësisë. Në përgjithësi kanë provuar se janë më të mira në lojën e paraqitjes si dikush tjetër.

Një prej kushteve të para në punën e spiunazhit është sakrifikimi i jetës për atdhe, gjë të cilën këto zonja kanë bërë shumë herë.

Në mes të top pesë spiuneve të  cilat kanë shërbyer në Luftën e dytë botërore janë Nancy Wake me emrin e shifruar “Miu i bardhë”, Violette Szabo me emrin “Lucy”, Virginia Hall e cila është prezentuar si “Diana”, Odette Hallowes si “Lisa” dhe Lise de Baissac me emrin e koduar “Odlie”

“Miu i bardhë”

1

Kjo gazetare e lindur në Zelandë të Re ka jetuar në Marsellie kur filloi invadimi i Francës. Iu bashkangjitë lëvizjes së rezistencës si oficiere e inteligjencës, por gjermanët e kapën. Për këtë morri për detyrë të punoj në operacionet speciale. U dërgua prapa në Francë, ku kishtë për detyrë të vras dhe sabotoj sa më shumë forca naziste. Me një rast e ka mbytur rojen me duar të thata.

“Lucy”

Ishte oficere e inteligjencës britanike, ndërsa për detyrë e kishte që të mbledh sa më shumë informata nga pjesët e okupuara të Europës. Dy ditë para Ditës D, Lucy u kap nga ushtarët SS te Limoges të Francës. Ata e morrën në pyetje dhe e torturuan dhe në fund e deportuan në kampin gjerman “Ravensbruck” ku edhe e pushkatuan.

“Diana”

1

Ka qenë spiune amerikane e cila veproi në kuadër të agjensive të inteligjencës britanike. Gjermanët e quajtën “Artemis”, ndërsa Gestapo e ka konsideruar spiune më të rrezikshme të aleatëve. Në mars të vitit 1944 u kthye në Francë me dokumente të cilat ia dhanë identitetin e “Marsellie Montan”. E mashtroi Gestapon dhe vuri kontakt me lëvizjen e rezistencës. I caktonte zonat e dërgimit të ushqimit nga Britania e Madhe dhe i gjente shtëpi të sigurta.

“Lisa”

1

Iste oficiere e inteligjencës së Aleatëve. Gestapo e arrestoi 14 herë, morri në pyetje dhe e torturroi ne burgun “Fresnes”. Pas daljes, shpinën e kishte me vrragë të përjetëshme të bëra me kamxhik, por edhe i kanë shkulur thonjtë. Dy herë është dënuar me vdekje, për çka iu tha gjermanëve “Duhet të vendosni se në bazë të cilave aktakuza do të më pushkatoni sepse mund të vdes vetëm një herë”. Në fund, pa ju dhënë asnjë informatë, u dërgua në kampin Ravensbruck.

“Odli”

Ishte heroina e operacioneve speciale gjatë Luftës së dytë botërore, kurse në tetor të vitit 1942 ka qenë një nga femrat e para agjente e cila zbriti me parashutë në Francën e okupuar. E kishte rolin e kuririt dhe të lidhjes së rrjetit të të njohurve. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë