Loading…

Pesë gola, karton i kuq, penallti: Real Madridi fiton me rikthim ndaj Real Betisit

  • 26/09/2020 | 23:42

Pesë gola, karton i kuq, penallti: Real Madridi fiton me rikthim ndaj Real Betisit

Real Madridi ka fituar si mysafir i Real Betisit me rezultat 3-2, në një ndeshje me rikthime në rezultate.


Për të arritur te fitorja, Real Madridit iu desh shumë mund, por edhe Betisi, e bëri punën e saj, duke marr një karton të kuq dhe duke shkaktuar penallti.

Ndeshja nisi mirë për Real Madridin, kur shënuan në minutën e 14-të.

Karim Benzema asistoi te Fede Valverde i cili me një goditje nga afër shënoi për 1-0.

Por Betisi u kthye në lojë në minutën e 35-të, kur Aissa Mandi barazoi rezultatin me një goditje me kokë në 1-1.

Pas dy minutash Betis kaloi në epërsi. William Carvalho shënoi për 2-1 që ishte edhe goli i fundit në këtë pjesëlojë.

Real Madridi e barazoi rezultatin me të filluar pjesa e dytë.

Emerson në tentim për të larguar topin shënoi në portën e vet për 2-2.

I njëjti lojtar u ndëshkua pas disa minutash me karton të kuq, duke i dhënë një asistim Real Madridi për të arritur fitoren.

Në minutën e 82-të Real Madridi fitoi penallti, që e ktheu në gol Sergio Ramos  për 3-2.

Jo është fitorja e parë e Real Madridit, pasi në ndeshjen e parë barazuan ndaj Real Sociedad.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë