Loading…

Pesë marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë i dedikohen kulturës dhe trashëgimisë

  • 27/11/2021 | 08:39

Pesë marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë i dedikohen kulturës dhe trashëgimisë

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë.


Në takimin dypalësh mes dy delegacioneve kryesuar nga ministrat Elva Margariti dhe Hajrulla Çeku, do të nënshkruhen marrëveshjet si në vijim:

– Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Bibliotekës Kombëtare e Shqipërisë dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”;
– Protokolli i bashkëpunimit midis Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit, Ansamblit Popullor (TKOBAP) të Republikës të Shqipërisë dhe Operës, Filharmonisë, Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” të Republikës të Kosovës;
– Marrëveshje bashkëpunimi midis Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës;
– Marrëveshje bashkëpunimi midis Parkut Arkeologjik Kombëtar Apolonia dhe Parkut Arkeologjik Ulpiana;
– Marrëveshje bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë