Loading…

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

  • 22/10/2021 | 10:10

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Metro.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Lipjan, Fushë Kosovës, Prishtinë, Dragash e Rahovec.

Më poshtë e keni të plotë raportin e Policisë:

Lipjan, 20.10.2021-22:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeve ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë, 21.10.2021-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (dyshohet me të meta mendore) pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (nënën  e tij) me ç‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lagjja Dardani, Prishtinë, 09.10.2021-17:00. Lidhur me rastin me datën 21.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dragash, 21.10.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe vajzën e tij. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec, 20.10.2021 – 17:20. Lidhur me rastin më datë 21.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë